Shënimi i Fundit - Shkruajtur nga: Nest_shkodrane - Hënë, 25 Janarë 2010 22:14
NJE BUZEQESHJE NUK KUSHTON ASGJE,POR ESHTE E CMUESHME,PASURON ATE QE E PRANON PA E VARFERUAR ATE QE E JEP. NJE BUZEQESHJE ZGJAT NJE MOMENT POR KUJTIMI I SAJ MUND TE JET NJE SHEKULL,NUK JEPET BORXH,NUK VIDHET,SEPSE CMIMI I SAJ ESHTE SHUME I MADH."
chat

Get your own Chat Box! Go Large!

FilmaGaleriaMuzika ...
 
Big Brother Albania Live


 
Postimet e fundit ne Forum
Re: Ditari i Ndjenjave
Nga: Henri
me: Shtunë, 06 Shkurt 2010 01:58
Re: SA ME KA MARRE MAL...
Nga: Henri
me: Shtunë, 06 Shkurt 2010 01:44
Re: Emigrimi plag qe r...
Nga: Henri
me: Shtunë, 06 Shkurt 2010 01:27
Re: CA ESHT DASHURIA P...
Nga: bjondina
me: Premte, 05 Shkurt 2010 21:27
HISTORIA E LEGJENDES A...
Nga: resmi86
me: Hënë, 01 Shkurt 2010 23:51
 
Ultime News
Lajme
Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri i shpallin luftë të hapur njëra-tjetrës


Pas debatit që lindi në internet në lidhje me njërën nga këngët e fundit të Genta Ismajlit me titull “Game over”, e cila duket që i është kushtuar këngëtares Dafina Zeqirit, kjo e fundit nuk është e interesuar që të diskutojë në lidhje me këtë temë në asnjë nga intervistat e realizuara deri më tani. Këngën, Genta e kishte realizuar në studio të Flori Mumajesit, në shoqëri të të cilit shihet ditëve të fundit. Që të dy këngëtarët po punojnë shumë, por bazuar në reagimin e fansave dhe angazhimin e koncerteve, duket që për Gentën këtë vit në Kosovë dhe diasporë ka filluar “zbehja” e popullaritetit, gjykuar nga numri i publikut. Ashtu siç hyri Genta në estradë, me një vrull akoma më të madh është paraqitur edhe Dafina. Rivaliteti dhe xhelozia mes tyre kohëve të fundit është rritur aq shumë por asnjëra nuk e pranon të vërtetën, madje në prononcime janë shumë të kufizuara kur flasin.

Nga An2i, Mërkurrë, 10 Mars 2010 02:45 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Eranda Libohova rikthehet me një klip të ri


Eranda kishte kohë që po punonte për këngën e saj të re. Vidioklipi i saj i fundit doli në treg në fillim të shkurtit dhe jo në fundvit sic bëjnë shumë këngëtarë. Ajo te ky vidioklip shfaqet më energjike se kurrë. Duket se për Erandë vitet nuk kalojnë, sepsë ajo mbetet gjithmon e freskët, rrezatuese dhe e re. Vidiolkopi është prtitur shumë mirë prej fasnave të saj dhe kjo duket nga suksesi që ka arritur ky vidioklip. Teksti i këngës është shkruar në bashkëpunim më Big Bastën, ndërsa muzika është realizuar nga djemtë e grupit “Burn”.


Nga An2i, Martë, 02 Mars 2010 00:05 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Dafina, spot në Australi


Këngëtarja Dafina Zeqiri pritet të realizojë një spot në Australi. Kështu ka thënë vetë këngëtarja gjatë një interviste në emisionin televiziv “Oxygen”, ku zbuloi edhe disa detaje interesante që kanë të bëjnë me aspektin e saj profesional. Dafina gjatë këtij emisioni ka qenë shumë e matur në përgjigjet e saj, ndërkaq më parë është thënë se i dashuri i saj jeton në Australi. Sigurisht se Daffy prapë do të kthehet në Kosovë dhe nuk dha ndonjë detaj se a do të tentojë që të këndojë ndonjë këngë anglisht për karrierë të mëtutjeshme, edhe pse këtë e bën shumë bukur.

Nga An2i, Diele, 28 Shkurt 2010 02:31 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Dancing me Aleketën


Njëra prej prezantuesve më të njohura shqiptare, Alketa Vejsiu pritet të fillojë me një emision të ri. Prezantuesja dhe këngëtarja ishte tërhequr paksa nga skena muzikore kohëve të fundit, megjithatë ajo pritet të rikthehet, përderisa në emisionin e saj pritet të marrin pjesë personazhe të njohura shqiptare. Në këtë emision 12 personazhe do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 50 000 eurosh dhe ato janë: Genta, Soni, Eli, Oni, Niku dhe të tjerë.

Nga An2i, Diele, 28 Shkurt 2010 02:18 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Genta në albumin e Cuneyt Cakim


Shtëpia diskografike turke RMP ka publikuar reklamën promovuese të albumit më të ri të këngëtarit të njohur turk Cuneyt Cakim, në të cilin shihet edhe fotoja e këngëtares Genta Ismajli. Më parë mediet kishin shkruar se këngëtarja kishte realizuar një këngë me këtë këngëtarë, por ende nuk dihej se për çfarë këngë bëhet fjalë. Albumi i këngëtarit quhet “Sexy”, ndërkaq këngët e tij mund t’i dëgjoni nëse bëni një klikim të thjeshtë në youtube.com

Nga An2i, Mërkurrë, 17 Shkurt 2010 02:45 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
VIP luajnë poker, lojën dhe 1 mijë USD i fiton dy herë Rezarta Shkurta


Tani mblidhen për të luajtur poker. Është hera e dytë që ulen në një tavolinë të madhe përballë njëri-tjetrit për të sfiduar në një mënyrë të re, atë të lojës poker. Ka qenë Ermal Mamaqi së bashku me Amarda Toskën, këngëtaret Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, aktori Gentian Zenelaj, Adi i Big Brother 2" dhe disa mikesha të tyre, të cilët kanë bërë një lojë të fortë, të cilën e kanë marrë shumë seriozisht. Pokeri është një lojë që e kanë shumë për zemër, ndaj dhe takohen çdo të enjte, një ritual tashmë i zakonshëm. Loja e fundit ka qenë të enjten pasdite në hotel “Sheraton”, pak para se të gjithë së bashku të shkonin në ditëlindjen e Çiljetës, që kishte organizuar për 25 vjetorin e saj. Rezarta Shkurta ka qenë fituesja dy herë e lojës, duke fituar nga 1 mijë dollarë për çdo lojë.

Nga An2i, Mërkurrë, 17 Shkurt 2010 02:37 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Blerim Destani dhe Eliza Dushku shoqërohen bashkë në Hollivood


Një miqësi që mund t’i intrigojë të gjithë, ajo mes aktorit simpatik nga Maqedonia, Blerim Destani dhe aktores shqiptare të Hollivood-it Eliza Dushku. 28 vjeçar Destani vetëm pak muaj më parë pati një rol të bujshëm në Hollivood, ku mendohet të jetë takuar me Elizën, dhe të ketë lidhur miqësi. Ai e komentoi Hollivood-in si një eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi kishte pasur rastin të ishte në një projekt përkrah yjeve të mëdhenj si; Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek, aktorë kryesorë në filmin “Get loë” ku luante ai vetë. Filmi pati sukses në prezantimin e parë botëror në Toronto, ndërsa ai e konsideroi eksperiencë të rrallë, që kishte qenë pjesë e projektit të tillë, kënaqësi që aktorja Eliza Dushku e kishte provuar më parë. Destani pati dy skena me Robert Duvall, dhe me aktorin dhe regjisorin Scot Cooper, të cilin e kishte partner gjatë gjithë skenave duke krijuar një raport shumë miqësor që e ruan ende.

Nga An2i, Mërkurrë, 17 Shkurt 2010 02:33 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Çiljeta në Partinë Demokratike


Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kishte ftuar në këtë ditëlindje pothuajse gjithë këngëtarët, të cilët deri në mesnatë mund të pinin gratis pafund, pasi më pas secili paguante me lekët e veta. Por, në fund të fundit kjo do të thotë: Çilin e duan të gjithë. Madje mbrëmja që filloi në orën 21:00 dhe zgjati deri vonë pas mesnate, është shoqëruar përherë e më shumë me batuta e shpërthime emocionesh dhe këngësh nga vetë këngëtarët e ftuar. Çiljetës, në këtë mbrëmje nuk i mungoi as Romeo, për të cilin u fol se kishte pasur edhe shkëputje. Në fakt, sherret në çift i pranon edhe vetë Çiljeta, por duket se Romi e respektoi mirë për 25-vjetor. Por ja që për anëtaren më të re të KK së PD-së kishte edhe surpriza.

Nga An2i, Mërkurrë, 17 Shkurt 2010 02:28 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Genta largon Milotin nga facebook-u


Këngëtarja Genta Ismajli ka larguar nga profili i saj fotot e saj me Milot Binakun. Para se ajo të ndahet, ajo kishte lënë për rreth një muaj fotot me ish-të dashurin e saj më të cilin edhe kishte bashkëjetuar, por tani këngëtarja i ka larguar ato. Ndryshe, Genta në këngën “Game Over” është bërë pjesë e thashethemeve se kështu i ka shpallur luftë këngëtares tjetër, Dafina Zeqiri. Rozë ka tentuar që të bisedojë me Gentën për këtë gjë, por këngëtarja nuk është përgjigjur në telefon.

Nga An2i, Diele, 31 Janarë 2010 19:17 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Genta kundër Dafinës


Këngëtarja Genta Ismaili duket se i ka shpallur luftë këngëtares tjetër, Dafina Zeqiri. Një burim i Rozës ka thënë se inati ndërmjet dy këngëtarëve, ka plasur qysh në kohën kur në emisionin e TV 21 të vitit 2009, Dafina e kishte mundur në vallëzim Gentën me vota. Që nga ajo kohë, Genta ka rënë nën hijen e këngëtares Dafina Zeqiri, e cila filloi të shkëlqejë. Dafina njihet si njëra prej këngëtarëve që ka pasur suksese shumë të mëdha gjatë 2009-ës. Po a do ta përsërisë këtë sukses Dafina, edhe sivjet?]

Nga An2i, Enjte, 21 Janarë 2010 15:26 Komente(0), Lexo Të gjithë
 
online_home
 2 përdorues në linjë: 2  Vizitorë, 0  Anonimë, 0  Të Dukshëm
Portali 1 Vizitorë
Forumi 1 Vizitorë
Faqet
Galeria
Shënimet
Shkarkimet
Lajmet
Chat
TopSite
Revista Jonë
Klikimi i fundit Klikimi i fundit
 
Filma Live Ne Streaming
Questa e la selezione di film in italiano visibili in streaming Clicca sull'immagine per vederla.
 


MKPortal C1.2.1 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar në 0.05474 sekonda me 38 query